Qeni i policisë zbulon sasi rekord të drogës në Slloveni

14 nëntor 2019 | 14:58

Policia dhe doganierët sllovenë kapën 730 kilogramë heroinë në portin Kopër, e cila është sasia më e lartë e heroinës së sekuestruar në historinë e vendit.

Policia sllovene ka njoftuar se kjo dërgesë iu drejtua një kompanie në Budapest dhe u zbulua nga një qen policie.

Autoritetet sllovene njoftuan homologët e tyre hungarezë dhe më pas u zbulua se një grup kriminal nga Hungaria kishte organizuar transportimin e drogës nga Irani, e cila ishte e destinuar për një kompani hungarez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka quajtur…