Qeni i presidentit irlandez “rrezikon” marrëdhëniet me SHBA-në, i turret Biden-it | Video

13 prill 2023 | 23:36

Presidenti amerikan Joe Biden, mori një pritje të ngrohtë nga presidenti presidenti irlandez Michael Higgins të enjten. Por nuk mund të thuash të njëjtën gjë për qenin e tij.

Ndërsa dy liderët shkonin drejt rezidencës së presidentit irlandez për një ceremoni gjatë së cilës do të mbilleshin pemë, Higgins tentoi që t’i prezantonte homologut të tij amerikan Misneach-n, një nga qentë e tij.

Por Misneach, që në shqip do të thotë “kurajo”, mesa duket nuk ishte aq e lumtur për mikun e ri që po vizitonte shtëpinë.

Ndërsa Biden u afrua që t’i tregonte pak dashuri, qeni dyvjeçar bëri çmos që të “shkatërronte” marrëdhëniet SHBA-Irlande, duke i lehur presidentit dhe duke u larguar.

Ky moment nuk mbeti pa u komentuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët u shprehën se Misneach u përgjigjet vetëm komandave që merr gjuhën iralandeze, transmeton a2news.

Nuk është hera e parë që Misneach ka vjedhur gjithë vëmendjen. Dy vjet më parë, kur ishte vetëm një qenush, ai i kafshoi dorën Higgins-it për t’i tërhequr vëmendjen kur presidenti irlandez po jepte një mesazh të zymtë për të shënuar vdekjen e aktorit Tom Hickey.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ka thënë se është i…