Qeriqi: Besoj se në shkallën e dytë Gucati dhe Haradinaj do të lirohen nga burgu

18 maj 2022 | 11:29

Ish-luftëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, ka thënë se ka pritur vendim tjetër të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të OVLUÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Qeriqi ka thënë se vendimi dënues i Speciales ishte politik, ndërsa ka thënë se shpreson se Gjykata e Apelit do ta ndryshojë këtë vendim.

“Kam pritur një vendim tjetër, lirues, për arsye se shkaktar i gjithë kësaj ngjarje ka qenë brenda Gjykatës Speciale…. Për neve është një vendim zhgënjyes. Po vërehet se është një vendim politik por po besojmë që gjykata tjetër në shkallën e dytë do të marrë vendim ndryshe dhe do t’i lirojë nga burgu”, ka thënë ai për “T7”.

Lidhur me protestat e paralajmëruara nga Faton Klinaku i OVLUÇK-së, Qeriqi ka thënë se për çdo gjë do të vendosin bashkë, pas takimeve të vazhdueshme që ka thënë se i kanë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me…