Qeriqi: Shumë nga luftëtarët e UÇK-së po mbahen edhe peng nga Specialja

07 mars 2024 | 16:43

Xhevdet Qeriqi, nga Shoqata e Invalidëve të Luftës, ka folur rreth bastisjeve të kryera nga ana e Speciales në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Qeriqi ka thënë në emisionin “Kosova Today” se shumë luftëtarë po mbahen peng nga Specialja.

“Nuk janë as të akuzuar, nuk janë as të liruar. Pra, nuk iu kanë dhënë asnjë përgjigje. I kemi dhjetëra, ndoshta edhe qindra bashkëluftëtarë që janë intervistuar që tre apo katër vjet nga kjo prokurori”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka theksuar se ka pasur edhe persona që nuk kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së e që janë intervistuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportohet se policia belge ka arrestuar tre shqiptarë të dyshuar…