Qeveria bën hapin e parë për themelimin e muzeut për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

07 qershor 2023 | 12:15

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e konceptit për themelimin e muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Me këtë rast, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk është mirë të bëhen përgjithësime për fajësime të popujve.

Pastaj fjalën ka marrë kryeministri Kurti, ku ka thënë se kjo çështje duhet të adresohet në organet shtetërore, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo bie ndesh me qeverisjen e tij. “Pajtohem që nuk është mirë të bëjmë përgjithësime për fajësimet e popujve, por nuk e di se si është i gjithë teksti aty, por pajtohem se kjo duhet të adresohet në organet shtetërore për urdhrat që janë bërë, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo nuk përputhet me qeverisjen tonë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga…