Qeveria e Abazoviqit në Mal të Zi, shqiptarët pritet të marrin dy ministri

20 prill 2022 | 11:35

Kreu i partisë URA, Dritan Abazoviq pritet që të bëjë të ditur emrat e kabinetit të tij qeveritar sot në mesditë.

Qeveria e ‘Abazoviq’ pritet të ketë në përbërje katër zv.kryeministra dhe 20 ministra.

Ilmira Lika, gazetare nga Mali i Zi, thotë se shqiptarët mund të arrin drejtimin e dy ministrave dhe një zv.kryeministri.

“Po nuk pritet që të kenë drejtimin e ndonjë ministrie të rëndësishme”, tha reporterja.

Sipas gazetares, koalicioni qeverisës mund të ketë 43 deri në 49 mandate në parlamentin me 80 ulëse.

Pavarësisht kësaj, Lika shprehet se nisur nga fakti se në koalicion janë bashkuar shumë forca politike, qeveria do të jetë shumë e brishtë.

Ajo thotë se bashkimi është bërë për interesa të ngushta dhe këtë e tregon fakti se Mali i Zi do të ketë për herë të parë një qeveri me 4 zv.kryeministra.

Gazetarja tha se kjo qeveri gëzon dhe një mbështetje të vogël në popull pasi nga një sondazh i fundit 57% e të pyeturve kërkonin zgjedhje të parakohshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U17 (meshkujt), ka arritur në Siena të…