Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

14 qershor 2023 | 17:00

Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Ky vendim ka ardhur pas kidnapimit të tre policëve kufitarë në veriun e Kosovës.

Ky vendim është futur në fuqi menjëherë.

Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë agresionin serb, ndërsa ka kërkuar urgjentisht lirimin e tre zyrtarëve policorë

Kështu është bërë e dituar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se përveç agresionit ky është edhe synim për destabilizim.

Për këto kidnapim të policëve ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se nuk ka…