Qeveria e Kosovës ndan mjete për renovimin e një shkolle në Bujanoc

12 tetor 2018 | 18:12

Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për renovimin e një shkolle fillore në fshatin Samolicë të Bujanocit.

Lajmin është bërë me dije nga Komuna e Bujanocit.

“40 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës, për renovimin e shkollës fillore në fshatin Samolicë, janë paguar sot në xhirollogarinë e komunës së Bujanocit. Kjo përkrahje ishte rezultat i vizitës së ministrit, Abelard Tahiri, që kishte realizuar në Bujanoc, ku edhe kishte premtuar se do të përkrahë komunën e Bujanocit me projekte konkrete. Gjendja momentale e shkollës fillore në Samolicë nuk përmbushë kushtet normale për zhvillimin e procesit edukativo arsimor. Këto kushte do të përmirësohen shumë shpejt”, thuhet në njoftimin për media të kësaj komune.

Për këtë lajm është shprehur i lumtur edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Më në fund iniciativa ime për të mbështetur Komunën e Bujanocit me mjete për renovimin e një shkolle, është bërë realitet. Përkundër vonesave të shumta para të cilave nuk hoqëm dorë asnjë moment, premtimi u përmbush. Urime për banorët e fshatit Samolicë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet – sot ato kanë arritur në llogarinë e komunës40 mij eurot e ndara nga Qeveria e…

Gepostet von Komuna e Bujanocit – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 10. Oktober 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Kombëtares së Francës, Thierry Henry, shumë…