Qeveria e Malit të Zi heq akcizën në derivate

10 qershor 2022 | 23:23

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka bërë me dije se Qeveria e Malit të Zi ka hequr akcizën në derivate.

Ai ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës duhet urgjent të merr vendim për ta hequr akcizën në derivate.

Çmimi i eurodizelit në Mal të Zi kushton 1.58 euro për litër.

“Për t’ju dalë në mbështetje qytetarëve të Malit të Zi qeveria e saj heq akcizën në derivate dhe çmimi i eurodizelit kushton 1.58 eu për litër. Me këtë veprim arrin dy efekte për rimëkëmbjen ekonomike, duke bërë atraktive edhe më shumë për turizëm dhe duke rritur të hyra kesh nga turistët e Kosovës dhe të Shqipërisë. Kosovarët vijnë në Mal të Zi pushojnë dhe furnizohen me derivate duke i kursy deri në 0.20-0.30 centë për liter. Qeveria e Kosovës duhet urgjent të merr veprimi për ta hequr akcizën në derivate”, ka shkruar Shahini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka arritur që ta mposht Shqipërinë në “Air Albania”…