Shqipëria pëson humbje nga Izraeli

10 qershor 2022 | 22:53

Izraeli ka arritur që ta mposht Shqipërinë në “Air Albania” me rezultat 1-2.

Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Armando Brojës në minutën e 45-të të takimit që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte Solomon ai që në minutën e 57-të të takimit barazoi shifrat në 1-1 ndërsa në të 73-tën vulosi rezultatin përfundimtar.

Momentalisht Izraeli është në vendin e parë me katër pikë nga dy ndeshje, Islanda në vendin e dytë me dy pikë ndërsa Shqipëria në vendin e tretë me një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka marrë vetëm një pikë në duelin kundër Austrisë…