Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet urgjentisht ta ndihmojnë kulturën dhe informimin shqip në Luginë të Preshevës

28 mars 13:18

Kryetar i Komisionit për Kulturë në KKSH, Bilall Maliqi.

Dy qeveritë tona, duhet urgjentisht ta përkrahin materialisht kulturën dhe informimin shqip në Luginë të Preshevës, jo me premtime, por me veprime konkrete, në mënyrë që kultura të zhvillohet ashtu siç duhet dhe siç i ka hije kësaj krahine të ndarë shqiptare.

E vetmja revistë informative, politike e kulturore “Nacionali”, organ i KKSH-së, gati tre muaj nuk del, shkaku i mungesës së mjeteve materiale.

Kjo revistë në fillim ishte javore, dy vitet e fundit ishte mujore për shkak të mjeteve materiale e tani ka tre muaj që nuk është në duar të lexuesve. Kjo tregon qartë se edhe kultura edhe informimi në Luginë të Preshevës është në gjendje katastrofale.

Shumica e Shoqatave veprojnë në baza vullnetare pa asnjë përkujdesje as shoqërore e as institucionale, ndaj ndihma e dy qeverive tona do të ishte një impuls shumë i madh dhe një infuzion që t’i mbijetojë kësaj katrahure politike të shtetit.

KKSH-së mundohet bile moralisht t’u ndihmojë OJQ-ve (sepse nuk kanë buxhet as për OJQ-të e as për të vetmen revistë “Nacionali” që merren me kulturë e informim, atëherë barra morale iu ngelet dy ministrive tona që të na ndihmojnë njëjtë siç iu ndihmon shteti serb popullatës së tyre në Veri të Kosovës dhe në enklava të tjera ku jetojnë ata.

Me ndihmën e dy shteteve tona, të cilët duhet të derdhin mjete në KKSH, do të ndihmohet kultura, informimi dhe do të vazhdojë të del në dritë revista e vetme informative në Luginë të Preshevës “Nacionali”, dhe me këtë në masë të ndjeshme do të ruhet substanca kombëtare në trojet tona autoktone.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista prestigjioze ‘France Football’ ka publikuar formacionin më të mirë…