‘Qeveria e turpit po tenton ta kalojë projektligjin që diskriminon kategorinë që mundësoi lirinë’

06 qershor 2022 | 13:52

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar votimi i Projektligjit për pagën minimale, jashtë së cilës kanë mbetur veteranët e UÇK-së.

Pas dështimit të këtij projektligji, protestuesve jashtë ndërtesës së Kuvendit i janë bashkuar edhe deputetët e PDK-së.

Shefi i këtyre deputetëve, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do të lejojnë të kalojë një ligj i tillë.

“Kjo qeveri e turpit po tenton ta kalojë projektligjin për pagat minimale që diskriminon kategorinë që e mundësoi lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se ky projektligj nuk duhet të miratohet sepse veteranët e UÇK-së duhet të jetojnë me dinjitet.

“Ky ligj nuk duhet të miratohet sepse veteranët e UÇK-së duhet të jetojnë me dinjitet. Ne kërkojmë që të rritet paga minimale për punëtorët, por veteranët nuk duam të preken sepse edhe veterani ka familje”, ka thënë Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në fuqi në MotoGP, francezi i Yamaha,…