Qeveria emëron borde të përkohshme për Telekomin dhe “Trepçën”

06 mars 2020 | 15:08

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, propozimet e ministres Rozeta Hajdari për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të Bordit të Telekomit dhe të Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”.

Anëtarë të përkohshëm të Telekomit janë emëruar Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezi dhe Ferki Shala.

Ndërkohë, anëtarë të Bordit të përkohshëm të ndërmarrjes, “Trepça”, janë emëruar: Sylejmam Hyseni, Bahri Hyseni, Shyqyri Kelmendi dhe Shyqyri Sadiku.

Sipas Hajdarit, drejtorët e propozuar janë ekspertë të fushave, me përvojë të dëshmuar në vende të zhvilluara dhe në Kosovë.

Kryeministri Kurti tha se mandati i drejtorëve të përkohshëm do të jetë maksimumi gjashtë muaj.

Ditë më parë, Qeveria shkarkoi bordet e Telekomit dhe “Trepçës”, me arsyetimin se nuk kryen punën si duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në…