Qeveria emëron bordet e përkohshme të ndërmarrjeve publike të ujësjellësit

13 tetor 12:13

Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar një sërë pikash.

Aty janë miratuar pikat për emërimin e bordeve të përkohshme në katër kompani rajonale të ujësjellësit.

Pikat e miratuara sa i përket kësaj janë si më poshtë:

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë NR. 12/17 të datës 25 qershor 2021 për emërimin e Bordit të Përkohshme të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër Lepenci”;

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen publike të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren;

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen publike Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni” Ferizaj;

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit në…