Qeveria i ofron mbështetje AKP-së

16 janar 2019 | 11:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ku ka kërkuar nga kjo agjenci përgatitjen e një analize të aseteve të cilat menaxhohen nga ky institucion.

“Në takim pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), së bashku me bordin e drejtorëve shqyrtuam dinamikën e procesit të privatizimit, vizionin dhe inputet e këtij institucioni me rëndësi nacionale, që do t’i jap nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit. Kërkova nga AKP-ja që ta përgatitë një analizë të aseteve me të cilat menaxhon, si dëshmi se Kosova është një vend atraktiv dhe i sigurt për investitorët e jashtëm. Qeveria do ta mbështes AKP-në në synimet e saj, për normativa sa më cilësore, të cilat u mundësojnë sipërmarrësve krijimin e vlerës së shtuar për ekonominë e vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May…