Qeveria japoneze dhuron pajisje në vlerë 1.3 milion euro për QKUK-në

07 nëntor 2019 | 12:14

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfituar si donacion 1.3 milion euro donacion nga Qeveria e Japonisë.

Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve ka marrë pjesë edhe ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma.

Drejtori i ShSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me këtë rast ka thënë se me pajisjet e ardhura nga qeveria japoneze për herë të parë do të fillojë intervenimin në tru.

“Është planifikuar për herë të parë të fillojë intervenimin në tru dhe javën e ardhshme presim edhe pajisjen të cilën e kemi ble dhe në kombinim me donacionin do të shërbejnë për të mirën e pacientëve që të trajtohen në mënyrë profesionale dhe sa më lirë”, ka theksuar Sejdiu.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se vlera e donacionit është 1.3 milion euro, kurse pajisjet e dhuruar po u shërbejnë pacientëve duke u mundësuar që mos ta kërkojnë ndihmë në klinikat private.

“Pamë për së afërmi pajisjet në shumë klinika kanë filluar të përdoren, pacientet kanë filluar të marrin shërbime me pajisjet e reja duke u mundësuar atyre që mos të kërkojnë shërbime jashtë spitaleve publike po të gjejnë shërbime në spitalet publike”, është shprehur Ismaili.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

Në anën tjetër, ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma, ka theksuar se ky donacion vjen pas marrëdhënieve të mira që kanë Japonia dhe Kosova.

Ai ka deklaruar se Japonia do të vazhdojë të mbështes shtetin e Kosovës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur…