Qeveria krijon grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KE

12 korrik 2023 | 12:34

Qeveria e Kosovës ka krijuar grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Në lidhje me këtë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se në etapën e parë për anëtarësimin e Kosovë në KE, ka mjaftuar koordinimi i mirë në mes të Qeverisë, Presidencës e Kuvendit që kërkesa e Kosovës të arrijë në Asamblenë Parlamentare të KE-së.

Ndërsa tash, sipas saj, nevojitet bashkëpunim më i ngushtë ndër-institucional në mënyrë që të ketë përgatitje për të gjitha kërkesat dhe raportet që vijnë nga KE-ja.

“Prandaj, kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues që ka për detyrë të zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndër-institucional lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shkëmbyer informacione dhe duke hartuar raporte për çështje specifike në fazën e përgatitjes së opinionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Këshilli i Evropës ndajnë vlera e shtylla të përbashkëta mbi të cilat janë krijuar: të drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit.

“Këto vlera të KE-së janë të kodifikuara dhe zbatuara nëpërmjet konventave të ndryshme dhe të monitoruara nga GjND-ja, e të cilat Kosova i zbaton me përkushtim edhe duke mos qenë anëtare e KE-së”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar audio-inicimet në mes…