Qeveria miraton planin e veprimit për shtim të testimeve për Covid-19

09 korrik 2020 | 10:23

Qeveria e Kosovës e ka miratuar planin e veprimit për rritje të mbulueshmërisë së testimit të qytetarëve për koronavirus.

Këtë plan e ka prezantuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se me këtë do të krijohej pasqyrë reale e gjendjes në vend,  sa i përket koronavirusit.

Ai ka theksuar se grupi profesional punues në ministri ka paraparë një plan të tillë pas analizave nga IKShPK-ja, OBSh-ja dhe institucione të tjera të shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen…