Qeveria miraton planin për rritjen e numrit të testimeve për Covid-19, 385 milionë € për rimëkëmbjen ekonomike

09 korrik 2020 | 10:47

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e veprimit për rritjen e testimeve për Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me këtë plan veprimi pritet që më rritjen e mbulueshmerisë së popullatës me testime do të arrihet që të krijohet një pasqyrë reale e shpërndarjes së infeksioneve.

“Në zbatim të pikës 13 të vendimit të Qeverisë numër 01/10 të datës 05.07.2020 Ministria e Shëndetësisë ka hartuar dhe finalizuar planin e testimeve për Covid-1o. Numri në rritje i rasteve pozitive me Covid-19 gjatë muajit qershor dhe në fillim të muajit korrik 2020 i shoqëruar me një ngritje të numrit të të vdekurve nga infeksioni ka nxituar MSH-në që në zbatim të programit qeverisës të përgatis planin e veprimit për testimet Covid-19, i cili do të marr në konsideratë edhe strategji te reja të testimeve bazuar në rekomandimet e fundit të OBSH-së dhe qëndresë evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmurjeve ngjitëse. Pas analizave të gjithanshëm të raporteve dhe dokumenteve relevante nga ISKHPK, OBSH si dhe dokumentet tjera relevante, grupi profesional i MSH-së u përcaktua për një objektivë kryesore në plan të veprimit që është rritja e mbulueshmërisë së popullatës me testime për Covid-19 dhe tri objektiva specifike të cilat përmbajnë aktivitete. Me këtë plan veprimi pritet që më rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me testime do të arrihet që të krijohet pasqyrë reale e shpërndarjes së infeksioneve”, ka thënë Zemaj.

Kabineti Qeveritar ka miratuar këtë kërkesë pa asnjë votë kundër.

Qeveria miratoi po ashtu edhe propozimi i vendimit për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Masat e Përkohshme për të Lehtësuar Efektin e Pandemisë Covid-19.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, deklaroi se Qeveria ka dërguar në Kuvend Projektligjin për buxhet që përfshin edhe planin për rimëkëmbjen ekonomike.

“Qeveria vlerëson se tashmë janë ndërmarr veprime konkrete të nismës legjislative. Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020 më 385 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike”.

“MF-ja po punon në projektligjin pas pandemisë për ekonominë”, u shpreh ai.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë themelimin e Komitetit Ndërministror për Përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, është i…