Qeveria miraton projektligjin ku qytetarët mund të pajisen me letërnjoftime që nga lindja

22 nëntor 2023 | 11:25

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjit për letërnjoftim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me miratimin e këtij projektligji, tash qytetarët e Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim qysh nga lindja.

Mirëpo kjo sipas Sveçlës nuk është obligative.

“Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushte për përdorimin e letërnjoftimit dhe detyrimet e shtetasit lidhur me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës nga lindja deri në moshën 16-vjeçare do mund të pajiset me letërnjoftim, por pa qenë i detyruar. Kjo do të ju mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Republika e Kosovës”.

“Projektligji po ashtu rregullon shfrytëzimin e të dhënave elektronike nga letërnjoftimi, formën dhe përmbajtjen, afatin e vlefshmërisë së tij, si dhe rregullat në rast të dëmtimit, humbjes apo vjedhjes së letërnjoftimit”, ka thënë Sveçla në mbledhjen e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gota të thyera, tavane të plasaritura dhe dritaret e mbushura…