Qeveria mirëpret rekomandimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave

13 shtator 2018 | 13:44

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përshëndetur votimin e rekomandimit për heqje të vizave në Parlamentin Evropian.

Kjo qeveri ka vlerësuar se ky votim është shprehje e mirënjohjes për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj për punë dhe angazhimin për të qen pjesë e integrimeve evropiane.

“Votimi i rekomandimit për heqjen e vizave është dëshmi edhe e punës dhe angazhimit të Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve tjera të Republikës së Kosovës për të përmbushur të gjitha kriteret dhe obligimet që kanë dalë nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. Qeveria e Kosovës pret që edhe Këshilli i Ministrave të BE-së, në kohën sa më të shkurtër të konfirmojë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ashtu siç ka qenë e përkushtuar deri sot, Qeveria e Kosovës do të jetë në dispozicion të ofrimit të argumenteve dhe garancive në procesin e miratimit të vendimit përfundimtar për liberalizimin. Kosova është e bindur në rrugën e saj për të qenë pjesë e integrimit në strukturat euroatlantike dhe shprehim me vendosmëri përcaktimin tonë të palëkundur për të ardhmen tonë evropiane”, është thënë në deklaratën e Qeverisë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja do të vazhdojë procedurat e shitjes së 400 bombave…