Qeveria ndalon eksportimin e peletit

20 shtator 2022 | 20:49

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti ta zyrtarizojë propozimin për ndalimin e eksportimit të peletit.

“Kemi parë që ka rritje të çmimeve, që nuk arsyetohet në krahasim me koston e prodhimit. Prandaj, në mbledhjen e qeverisë, pritet të merret vendimi që ndalon eksportimin e peletit dhe lëndëve djegëse me bazë druri”, është shprehur Rizvanolli gjatë një vizite të bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës, njofton KlanKosova.tv.

“Ministria e Tregtisë pritet që shumë shpejt ta sjellë në kuvend Ligjin për Produkte Esenciale, në të cilin përfshihet edhe peleti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka dalë me një sqarim…