Qeveria ndan mjete për familjet që kanë humbur anëtarët e tyre nga Covidi

25 gusht 2021 | 11:54

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marrë disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia Covid-19.

Qeveria ka ndarë 4 milionë euro për familjarët që kanë humbur anëtarët e tyre nga Covid-19, po ashtu janë ndarë 1 milion euro për kupona ushqimor për familjet në nevojë dhe 7 milionë euro për pagesa për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.

Gjithashtu qeveria ka ndarë edhe 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, që është zbatimi i masës 1 për mbështetje të punësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Mentor Zhdrella, është lojtar i lirë. Ai është ndarë…