Qeveria ndan mjetet financiare për zgjedhjet në Podujevë, refuzon kërkesën KQZ-së për mëditje

19 shkurt 2020 | 17:16

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Financave, Besnik Bislimi që të alokohen mjete financiare për Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës.

Me këtë rast, Qeveria ka refuzuar kërkesën e KQZ-së dhe PZAP-së për ndarjen e mjeteve për shërbime dhe mëditje.

Ministri Bisilimi ka thënë se është detyrë e KQZ-së që të mundësojë që këto obligime të kryhen në kuadër të orarit të tyre, pa pasur nevojë për mëditje.

“Zgjedhjet janë për një komunë dhe vetëm për kryetar. Kërkesa e KQZ-së për buxhet është skandaloze dhe tepër e madhe, duke kërkuar 60 për qind buxhet shtesë për mëditje. Nuk do të tolerojë që një institucion ta shfrytëzojë paranë publike. Ne marrim tatime prej një niveli që ka paga 300 euro. Propozimi im është që të revokohen mjete të parapara për mallra dhe shërbime, por të mos aprovohet për mëditjet shtesë”, është shprehur Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit…