Themelohet këshilli organizativ për shënimin e ‘Epopesë së UÇK’-së

19 shkurt 2020 | 17:06

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK”-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka propozuar zëvendëskryeministrin Haki Abazi në krye të këtij këshilli.

“Propozoj që të themelohet Këshilli organizativ për shënimin e ‘Epopesë UÇK’-së në datat 5,6 dhe 7 mars. Këshilli do të përbëhet nga zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi. Nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni me përfaqësues nga zyra e Kryeministrit, komuna e Skenderajt, MPBAP-ja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, etj. Gjithashtu, edhe një përfaqësim nga familja Jashari, si dhe zyra e presidentit nga Kuvendi, OVL-UÇK, asociacioni dhe përfaqësues të OJQ”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Reçica është shkarkuar nga posti i sekretarit në Ministrinë…