Qeveria në detyrë emëron disa drejtorë të rinj dhe miraton vendime për projekte kapitale

29 maj 2025 | 13:47

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje në të cilën ka emëruar Fikrije Zymberi në pozitën e drejtores ekzekutive në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur; Besa Bytyqi – Baraliu në pozitën e drejtores së Përgjithshme të Inspektoratit të Arsimit; Sebahate Bushrani – Ibraimi në pozitën e drejtores ekzekutive në Agjencinë e Meteorologjisë së Kosovës.

Gjithashtu qeveria ka emëruar edhe Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit; Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor ekzekutiv në Thesarin e Kosovës.

Po ashtu qeveria ka ndarë 20,721 euro me qëllim mbulimin e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI); Ka emëruar Komisionin e Ankesave për Shtetësi. Ky komision do të funksionojë si organ i pavarur administrativ për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve për shtetësinë, duke siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Qëllimi është forcimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe përmirësimi i procedurave administrative në këtë fushë.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Mbyllja e Deponisë aktuale dhe realizimin e Deponisë Sanitare të Re në Pejë, Zona Kadastrale Lutogllavë, Komuna e Pejës; Ka emëruar Labinot Zeqiri në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë; Ka plotësuar dhe ndryshuar Tabelat nga paragrafi 2. i nenit 10 të Ligjit Nr.02/L-128 për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursorë, duke u bazuar në mekanizmat për ndërrim dhe plotësim të përcaktuar me Konventat Ndërkombëtare për kontrollin e Narkotikëve; Ka rialokuar 4.5 milionë euro në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nga projekti kapital “Bashkëfinancimi me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancën komunale” në 25 projekte kapitale në përputhje me 25 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga ministri i MAPL-së dhe kryetarët e komunave dhe donatorët; Ka aprovuar Planin e rishikuar të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026. Përmes këtij plani të veprimit synohet të rritet autonomia lokale dhe të ofrohen shërbime me kosto efektive nëpër komuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…