Qeveria publikon masat e reja kundër Covidit, nesër hyjnë në fuqi (Dokument)

06 prill 11:35

Qeveria e Kosovës të hënën ka marrë vendim për masa të reja kundër Covid-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nesër (e mërkurë).

Si masë përsëri është vendosur ora policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa është vendosur që gastronomia të mbyllet për 11 ditë, deri më 18 prill.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në “online” nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Këto janë masat e reja kundër Covidit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy nga skuadrat më të suksesshme në historinë e Ligës…