Qeveria serbe, me figura thellësisht të komprometuara

03 maj 2024 | 08:16

Kuvendi i Serbisë zgjodhi dje qeverinë e re serbe. Bashkë me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq janë betuar 31 anëtarë të qeverisë.

Kryeministri Millosh Vuçeviq tha se qeveria e tij do të vazhdojë rrugën e neutralitetit.

Por Jakub Bielamoweicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se kabineti i ri përfshin dy palë të vijës së ashpër të sanksionuar nga ShBA, Vulin dhe Popoviq, dhe një numër figurash thellësisht të komprometuara.

“Serbia ka një qeveri të re të udhëhequr nga Millosh Vuçeviq. Kryeministri i ri zotohet të “mbajë Kosovën brenda Serbisë” dhe të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kabineti i ri përfshin dy palë të vijës së ashpër të sanksionuar nga SHBA, Vulin & Popovic, dhe një numër figurash thellësisht të komprometuara”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin e kaluar ka pasur mbi 11,800 raste të dyshuara.…