Qeveria shfuqizon vendimin që favorizonte ish-këshilltarin e Haradinajt

28 shkurt 2020 | 12:54

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u shfuqizuan dy vendimet e Qeverisë së kaluar për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit dhe heqjen e akcizës për prodhuesit vendorë të duhanit.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Bisnik Bislimi, ka theksuar se edhe zyra e Bashkimit Evropian ka kërkuar që mos të hyjë në fuqi ky vendim.

“Ky koncept që ne dëshirojmë të shfuqizohet e ka ndryshuar numrin e aksicëz dhe këto nuk janë të drejta. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar qe mos të hyjë në fuqi pasi bien në kundërshtim me rregullat”, ka deklaruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi ka reaguar…