 
                    Qeveria shkarkon Bordin e KRU “Hidrodrini” në Pejë
                14 gusht 2024
                |  13:32
            
        Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të ndërmarrjes “Hidrodrini” si dhe ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë arsyet e shkarkimit të Bordit të KRU “Hidrodrini”.
Anëtarët e Bordit të shkarkuar janë: Jusuf Nikqi – kryetar, Mevlyde Kelmendi-Begolli, Simon Balaj, Driton Sylqa – Drejtorë.
Po në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Bordin e ri të përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A. – Pejë, në përbërje të: Qëndresa Kukaj – kryesuese, Mirjeta Heta, Samir Lleshi dhe Noli Carrabregu – anëtarë.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        