Qeveria shqyrton draft-marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

18 dhjetor 2018 | 13:14

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar të martën draftin e parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka bërë me dije se kjo draft-marrëveshje u është dorëzuar të gjithë bartësve të institucioneve dhe kryetarëve të të gjitha subjekteve politike.

Haradinaj ditë më parë këtë dokument ua ka paraqitur ambasadorëve të vendeve të Quintit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i…