Qeveria suedeze mbështet familjet për pagesën e energjisë elektrike

12 janar 2022 | 13:55

Ministri i Financave, Mikael Damberg, në një konferencë për medie në Rosenbad, ka deklaruar se qeveria suedeze do të bëjë lehtësime për familjet e prekura nga çmimet e larta të energjisë elektrike.

Me këtë vendim rreth 1.8 milion familje suedeze mund të mbështeten për pagesën e energjisë elektrike. Këtyre familjeve do t’u kthehen mijëra kruna pas shtrenjtimit të energjisë elektrike. 1,8 miliard kruna për 3 muaj, dhjetor 2021, janar dhe shkurt 2022, që i bie në total 5,4 miliardë kruna, ose 500,4 milionë €, lehtësime për familjet e prekura nga çmimet e larta të energjisë elektrike.

Foto: Johan Jeppsson / TT

(Shaban Rexhaj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…