Qeveria tregon se çfarë diskutuan Kurti dhe Escobari

17 mars 2023 | 14:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, një ditë para takimit të radhës të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka pritur në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (BE) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit në këtë takim është diskutuar për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim.

Me këtë rast, Kurti e ka falënderuar Escobarin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

“Propozimi evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjitha subjektet politike…