Qeveria ua zgjatë dorën punëtorëve privatë dhe studentëve, ndan para për ta

25 maj 2022 | 16:49

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e premtimit për ndarjen e 100 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1 000 euro bruto.

Po ashtu, qeveria në këtë mbledhje ka ndarë 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Më herët, Qeveria e Kosovës ka premtuar nga 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin privat, publik, pensionistët, studentët dhe familjet me asistencë sociale. Për shumicën prej këtyre kategorive, mjetet kanë dalë. Gjithsej, nga kjo masë kanë përfituar ose do të përfitojnë rreth 800 mijë persona.

Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro. Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26.5 milionë euro, ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7.75 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Stubëll të komunës së Gjakovës është organizuar…