Qeverisë Kurti pushtetin ia ka marrë Parlamenti

09 maj 2020 | 10:07

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur mbi përplasjet e krijuara në lidhje me formimin e Qeverisë së re në Kosovë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Haradinaj tha në “Euronews Albania” se të gjithë presin që Kushtetuesja të japë një përgjigje e cila do t’i lironte rrugën formimit të qeverisë së re. Në rrugën që ndodhet Kosova, Haradinaj tha se vendit i duhet një qeveri me mandat të plotë të votuar në Kuvend.

“Rasti është në Gjykatën Kushtetuese, në bazë të vlerësimeve të ekspertëve ka bazë reale që Gjykata Kushtetuese të gjejë dhe t’i japë një bazë kushtetuese dekretit për mandatarin e ri, kësisoj dhe ta fillojë punën Qeveria e re në Kosovë. Presim një përgjigje që do t’i mundësojë Kosovës krijimin e një qeveri të re. Është me rëndësi që Kosova jo vetëm për shkak të pandemisë dhe vështirësive që ka krijuar, por edhe për shkak të proceseve të lidhura me Kosovën, që të kemi një qeveri me mandat të plotë të votuar në parlament”, tha ai.

Por, çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetues dekretin e Thaçit mbi qeverinë e re? Haradinaj dha këtë përgjigje: “Pastaj do të thotë se duhet parë se cilat janë rrugët që duhet të ndjekë Kosova në bazë të Kushtetutës së vendit për veprimet të mëtejshme”.

I pyetur se sa rrezikon Kosova që të përfshihet në destabilizim politik nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Thaçit, Haradinaj tha se nuk beson në një skenar të tillë. “Jo! Janë procese kushtetuese në vend. Mocioni i mosbesimit ka kaluar me 2/3 e votave në parlament për qeverinë Kurit. Pra, qeverisë Kurti nuk ia ka marrë dikush tjetër pushtetin ose të drejtën për të, por ia ka marrë Parlamenti, ai që e ka zgjedhur dhe ai ia ka hequr dhe këtë nuk e ndryshon askush. Nëse baza kushtetuese qëndron për të mandatarin e ri, formohet qeveria kushtetuese, ligjore dhe protesta është e dejtë legjitime për të gjithë ne, por në këtë rast argumentet qëndrojnë me bazën kushtetuese dhe ne duhet t’i respektojmë të gjithë. Qeveria Kurti ka humbur shumicën e vet. Ja t’ju jap shembullin: Edhe nëse Aleanca fare të mos kishte shkuar në seancë për të votuar, sërish do të ishin 70 vota kundër qeverisë Kurti, ndërsa kjo qeveri është zgjedhur me 64 vota”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka…