Qindra qytetarë të Deçanit nënshkruan peticionin për faljen e gjobave të pandemisë

27 maj 2021 | 20:15

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se me qindra qytetarë të Deçanit kanë nënshkruar sot peticionin për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19.

“Dënimi i qytetarëve gjatë pandemisë ka qenë i padrejtë. Por, tani, nisma ligjore për ta zhbërë këtë padrejtësi është në rrugë e sipër. Çka nevojitet tani është vullneti qytetar për t’i japur krahë asaj duke nënshkruar peticionin”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se të premten prej orës 12:00, do të jenë në Vushtri e së shpejti në të gjitha qytetet e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i operacionit “Shigjeta” Nexhmedin Kastrati, ka kujtuar këtë operacion…