Qirinj të ndezur në formën e lulëkuqes në Skenderaj

15 janar 2023 | 21:25

Qirinj të ndezur në formën e lulëkuqes dhe heshtje e plotë në Sheshin “Adem Jashari” kanë mbizotëruar sonte në orët e pasdarkes, në shenjë përkujtimi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, aktivitet ky në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarë, duke përkrahur kështu nismën nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktima e të gjenocidit serb në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë,…