QKMF-ja në Gjakovë përfiton donacion 10 mijë euro

30 janar 2018 | 15:15

Kompania e telekomunikacionit IPKO, ka dhuruar një donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Donacioni i cili është dorëzuar të martën përbëhet prej mjeteve të ndryshme, të nevojshme dhe mjaft të domosdoshme për sektorin e shëndetit primar në komunën e Gjakovës.

Dorëzimi i donacionit është bërë në një ceremoni të organizuar në ambientet e QKMF-së, ndërsa përveç përfaqësuesve të kompanisë IPKO, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, drejtoresha e drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu-Kola dhe zyrtarë e përfaqësues të QKMF-së.

Në fjalën e tij, Hoti e ka falënderuar kompaninë IPKO për donacionin, ndërsa ka theksuar se këto pajisje janë tejet të rëndësishme për shëndetin primar, për faktin se do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e banorëve të komunës sonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar projekti “KosAgri”, i cili kishte për qëllim të…