QKMF-ja në Klinë pajiset me barna për trajtimin e Covidit

10 dhjetor 2020 | 14:02

Komuna e Klinës ka njoftuar se pas nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është pajisur me barna për trajtimin e virusit Covid-19.

“Nga sot të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës të cilët janë të konfirmuar me virusin Covid-19 do të marrin trajtim falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë. Kjo është bërë me një planifikim të duhur buxhetor nga komuna, me qëllim të mbulimit të shpenzimeve bazë të të infektuarve. Të infektuarit duhet të paraqiten në QKMF për të marrë trajtimin e nevojshme sipas përshkrimit të mjekëve. Me vete duhet ta kenë edhe letërnjoftimin”, ka njoftuar Komuna e Klinës.

Kjo komunë ka njoftuar se me qëllim të ruajtjes së shëndetit, të familjeve dhe shoqërisë, ka bërë apel që të respektohen masat e institucioneve dhe udhëzimet e mjekëve, në mënyrë që numri i të infektuarve të jetë sa më i vogël.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mirëpritur miratimin…