QKMF-ja në Podujevë furnizohet me katër automjete

19 shtator 2023 | 14:48

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë është furnizuar me katër automjete.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se këto automjete janë blerë me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët, por edhe për të lehtësuar punën e personelit mjekësor

Bulliqi ka njoftuar se këto automjete janë blerë nga buxheti komunal.

“Është bërë furnizimi me automjete për nevoja të shërbimeve të QKMF-së me katër automjete: një autoambulancë emergjente, një automjet për bartje të dializës, një autoambulancë e vogël për nevoja të vizitave të shërbimit paliativ dhe një automjet për nevoja të vaksinimit dhe punëve teknike. Blerja e automjeteve po bëhet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët, por edhe për të lehtësuar punën e personelit mjekësor. Këto automjete janë blerë nga buxheti komunal”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti slloven Luka Donqiq është në rrugë të shkëlqyer për…