QKMF-së në Junik i shtohen edhe katër mjekë

01 korrik 2022 | 14:36

“Zgjerohet shërbimi mjekësore në QKMF-në “Dr.  Ali Hoxha“ në Junik, asaj i shtohen edhe katër mjekë të përgjithshëm”, kështu është bërë e ditur përmes llogarisë së faqes së komunës së Junikut në “Facebook”.

Sot në ambientet e komunës së Junikut, në prani të Kryetarit të Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, katër mjek të rinj të cilët janë rekrutuar në konkursin e fundit kanë nënshkruar kontratat e tyre sipas ligjeve ne fuqi. Qytetaret e Junikut nga tani mund të marrin shërbime mjekësorë tek mjek137t e përgjithshëm Dr. Dea Dyla, Dr. Lis Kusari, Dr. Rinor Maliqi, Dr. Admir Zymberi

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu , uroj mjekët për nënshkrimin e kontratave dhe shprehu kënaqësi që mjekët tonë kanë zgjedhur që karrierën e tyre ta vazhdojnë në vendlindje, duke ju shërbyer qytetarëve të vendit më shumë respekt dhe dinjitet. Ndër tjera Kryetari z. Shehu theksoj se ky është vetëm fillimi i krijimit të shërbimeve profesionale në qendrën e mjekësisë familjare “Dr. Ali Hoxha“, në Junik.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Drita e ka prezantuar sot transferin më të ri,…