Drita përforcohet me një futbollist nga Gana

01 korrik 2022 | 14:33

FC Drita e ka prezantuar sot transferin më të ri, Ekow Mills. 19-vjeçari nga Gana ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën nga Gjilani.

“Ekow Mills është lojtari më i ri i klubit tonë FC Drita, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe do të jetë me ne deri më 30.06.2026. Ekoë do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Evropës dhe FC Drita i dëshiron mirëseardhje dhe suksese në fanellën e Dritës”, thuhet në njoftimin Dritës.

Ekow Mills luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe është 19-vjeçar i lindur në Ganë, kurse Dritës i bashkohet pas një përvoje një vjeçare në Spanjë, ndërsa formimin e tij si futbollist e ka bërë në vendlindje te FC Storm Academy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën “Adem Jashari”, pas katër vite studime akademike, ka…