QKMF-së në Malishevë i dorëzohet si donacion gjerman një autoambulancë

14 nëntor 2019 | 16:34

Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë (QKMF) edhe zyrtarisht i është dorëzuar një autoambulancë, e cila është donacion gjerman.

Kjo autoambulancë është sjellë në Malishevë nga vet përfaqësuesi i fondacionit, humanisti Rudolf Broer, ndërsa vetura dhe çelësat i janë dorëzuar kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, e ky i fundit veturën dhe çelësat ja ka dorëzuar QKMF-së në Malishevë. “Malisheva ju ka shumë borxh dhe nuk do t’ju harroj asnjëherë. Ju jeni një humanist i madh dhe Komuna e Malishevës gjithmonë do ju kujtoj të tillë. Ne ju jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë për komunën tonë”, ka thënë Begaj, me rastin e pranimit të donacionit.

Humanisti Rudolf Broer dhe fondacioni të cilin e drejton “Luftbrucke”, disa herë ka ndihmuar Komunën e Malishevës, me donacione të tilla, siç është një kombibus, për shërbimin e dializës, për personat në nevojë, pastaj karroca për personat me nevoja të veçanta, dhe shumë donacione të tjera, përfshi edhe këtë autoambulancë për nevojat e QKMF-së. Kjo autoambulancë, i është dhuruar Komunës së Malishevës, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të fondacionit “Luftbrucke”, në një ceremoni zyrtare të organizuar në Gjermani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Klinës ka vazhduar implementimin e programit për subvencione…