QKUK-ja pranon donacion 140 maska

30 mars 2020 | 12:49

Në kuadër të nismës vullnetare e quajtur “Face Shield Mask” në Kosovë, e cila drejtohet nga profesori i inxhinierisë Shaban Buza dhe nga vajza e tij Dea, e cila është arkitekte, sot për QKUK-në  janë dhuruar 140 “face shield maska”.

Maskat e tilla kanë një rreth plastik në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme.

“Kjo garanton më tepër siguri për mjekët dhe infermierët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19. Modeli riprodhohet me printer ‘3D’ bazuar në një projekt të siguruar nga bashkëpunimi i profesor Buzës me Universitetin e Transilvanisë në Rumani dhe Universitetit Politeknik të Valencias në Spanjë”, ka njoftuar QKUK-ja

Profesor Buza gjatë dhurimit të këtij donacioni, ka premtuar se do të vazhdojë të prodhojë maska të tjera, në mënyrë që të mbështesë edhe më tutje Klinikën Infektive dhe klinikat e tjera të QKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rastit të Ruganit që rezultoi pozitiv me Koronavirus, u…