QKUK: Profesori nga Australia do të operojë 29 fëmijë në Kosovë  

29 maj 2022 | 17:06

Nga dita e sotme, 29 maj 2022, në Klinikën e Kirurgjisë  së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës, do të qëndrojë  profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekipin vendas të klinikës do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale.

Operacionet do të nisin ditën nesër (e hënë) dhe do të zgjasin 10 ditë pune.

Po ashtu, do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë. Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa  mjekët vendas do të kenë mundësi  të marrin përvojat  nga profesori i njohur.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për…