Qorraj prezanton planin për hapësira rekreative në Deçan për të moshuarit dhe fëmijët

03 tetor 2021 | 15:21

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Deçanit, Ardiana Qorraj, ka prezantuar planin e saj për hapësira rekreative për të moshuarit dhe fëmijët në këtë komunë.

Ajo ka thënë se në çdo fshatë të Deçanit do të ketë hapësira rekreative për të moshuarit dhe fëmijët.

Qorraj ka theksuar se gjithashtu do të ketë edhe hapësira gjelbëruese.

“Projektet tona janë konkrete, e të prekshme për çdo lagje në qytet, e çdo fshatë. Me PDK-në në Deçan, nuk do të jemi ekologjik veç n’letër por edhe n’vepër”, ka shkruar Qorraj në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Majlinda Kelmendi nga Kosova nuk është thjesht një xhudiste e…