Qorrolli: Dhuna si mjet politik

12 shtator 2019 | 16:09

Analisti politik, Vigan Qorrolli, ka komentuar  kacafytjen e mbrëmshme në mes kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj dhe kandidatit të LV-së  për deputet, Haki Abazi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lejuar ose jo dhuna është mjet jokonvencional i politikës për ta bërë kundërshtarin më të pasigurt në realizimin e qëllimeve të tij.

Sipas tij,  ditëve dhe muajve të fundit ka shumë dhunë në Kosovë.

Postimi i plot i Qorrollit:

Dhuna si mjet politik

I lejuar ose jo dhuna është mjet jokonvencional i politikës për ta bërë kundërshtarin më të pasigurtë në realizimin e qëllimeve të tij.

Ditëve dhe muajve të fundit ka shumë dhunë në Kosovë. Do ketë deri në fund të vitit 2019, e madje edhe përtej. Dhunë verbale, psikologjike, deri tek ajo më e frikshmja, që për taksirat po u ngjan disa fytyrave publike, dhunë fizike. Rrahje, grushtime, e kanosje.

Shkencëtarët e moralit publik (politikanët) kanë merita të shumta. Më e madhja meritë është rritja e apetitit për dhunë.

Këtë e bëjnë me lot krokodili, me patriotizëm, me hipokrizi e me keqpërdorim njerëzish.

Medemek rrejnë, koketojnë dhe në fund prodhojnë dhunë politike! Nxisin rrahjen e burrave dhe grave – të patrembur nga frika e “dhunës shtetërore”: domethënë policisë, prokurorisë dhe gjykatës.

Tri palët e fundit janë në gjumë të thellë – si pasojë e kontrollit të fortë politik – që e kanë mbi krye.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së…