Qosja: Vepra dhe emri i Kiço Blushit mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës shqiptare

09 shkurt 2019 | 11:47

Akademik Rexhep Qosja me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi, ka thënë se ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

Qosja përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar.

“Me pikëllim të madh e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor Kiço Blushi. Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare. Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar. Familjarëve, miqve e dashamirëve të tij të shumtë u shpreh ngushëllimet e mija më të thella”, ka shkruar Qosja.

Fotografia e Rexhep Qosja

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2 mijë e 600 euro duhet të paguajë një…