Quhej “Kurrizi”, tani ka pamjen e një skene hollivudiane të horrorit

17 gusht 2022 | 20:15

Shkruan: Ardian Gola

Quhej “Kurriz”. Fundviteve të ‘80-ta dhe fillimviteve të ‘90-ta ishte një hapësirë e dendur sociale. Ditë e natë. Natën ishte pikëtakim dhe medium i fuqishëm komunikimi. I ngjante një tempulli ku të rinjtë bënin pelegrinazh të rregullt brenda tij.

Në trajtë të kolonive të milingonave, i vinin verdallë pafundesisht here. Ciklet e ketyre shetive, ketyre pelegrinazheve, kishin referenca te nduarnduarta. Ndonje videoklub, vend i lojerave elektronike, lokal ushqimesh te shpejta, kafeteri, hyrjet nga te dyja anet etj.

Por keto ishin pika fikse dhe, megjithe domethenien sociale, nuk e kishin peshen emocionale, sic e kishin, ta zeme, kembimet e shikimeve me ate qe simpatizonim. Ky kembim shikimesh, si reference e fillimit dhe mbarimit te ciklit shetitor, i jepte domethenie specifike vendit dhe intervalit kohor te ndodhise. Kuptohet, ishte e gjasshme, madje fort e gjasshme, te mos kishte fare kembim shikimesh dhe shikimi te mbetet i njeanshem.

Kjo mund te ishe pjese e lojes shoqerore te flirtit. Mund te ishte mungese reciprociteti emocional. Mund te ishte harrese nga hutia. Mund te ishte indiference absolute si ajo e romancierit te Cvajgut, tek ‘Letra e nje te panjohure’, rreth te cilit sillej jeta e te dashuruares se panjohur, per te cilen ai as qe e dinte se ekzistonte. Pak rendesi kishte. Mungesa e kembimit te shikimit prape ishte veç nje ndodhi episodike brenda te njejtes ngjarje qe ushqente apetitin per te njejten teme. Behet fjale per temen e dashurisë, pra, diskutimi me shoqeri i të ciles krahas filmit, muzikes e nganjehere edhe librit ishte ne qender te rrugetimit te pafundem ciklik ne tempullin qe quhej ‘Kurriz’.

Bisede, humor, dashuri, xhelozi, urrejtje, perqafime, grindje, llafosje, lakmi, deshperim, shprese, gezim etj. Me nje fjale, jete.

Nje godine e identitetit historik e urban te Gjakoves, e pllakosur nga nje zymtesi qe i jep pamjen e nje skene hollivudiane te horrorit. Çdo perpjekje per t’i rrefyer vajzave pasurine shoqerore e historike te ‘Kurrizit’, deshtonte ende pa filluar.

Photo credit: Leonora Mijalica

(Autori është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet evropiane dhe euroaziatike,…