Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë për fundjavë, trafik i rënduar në “Rrugën e Kombit” (Video)

08 maj 16:53

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë Shqipërinë, destinacionin kryesor për pushime.

Për pasojë, lëvizja në Rrugën e Kombit, gjatë paradites së sotme paraqitet e rënduar. Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta, ata kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit.

Disa javë më parë, qeveria e Kosovës, vendi si masë kufizuese anti Covid, kalimin e kufirit, vetëm më testin negativ PCR të koronavirusit. Kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve. Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevojë për testin negativ, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, vendi ky, ka dalë nga lista e kuqe e vendeve, që paraqesin risk të lartë të pandemisë Covid 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 1 muaj prej kur Bedri Rexhepi është…